Teknologjia pushton tenisin

22:10 28/05/2021

“Syri i skifterit” zëvendëson gjyqtarët e linjave në turnetë e verës

Prej vitesh, tenisi kishte përqafuar sistemin e video analizës, por duket se tashmë teknologjia në këtë disiplinë do shkojë akoma dhe më tej. Pas Australian Open që u bë Grand Slam-i i parë pa gjyqtarë linje, të njëjtën rrugë pritet të ndjekin edhe 6 turnetë e radhës. Organizatorët e US Open, kanë vendosur që të zëvendësojnë gjyqtarët e turneut me teknologji totale, me atë që cilësohet si “Syri i Skifterit”.

Përveç US Open, syri i skifterit do të zëvendësojë gjyqtarët në turnet ATP në Atlanta, Washington, në Masters 1000 në Toronto, në Wta 1000 në Montreal, në Masters 1000 dhe Wta 1000 në Cincinnati, në ATP në Winston-Salem dhe në WTA në Cleveland.

Syri i Skifterit përveçse do ulë shkallën e gabimeve në fushë do ndihmojë edhe sportistët, pasi një top i goditur keq në turneun Roland Garro i kushtoi skualifikimin serbit, Novak Djokovic.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *