Teknologjia zëvendëson farmacistët

teknologjia zevendeson farmacistet
teknologjia zevendeson farmacistet

14:57 01/05/2021

Roboti lexon recetën përmes një sistemi dhe ofron ilaçet për klientët

Teknologjia zëvendëson edhe farmacistët. Në një farmaci në Antalia të Turqisë njerëzit i marrin ilaçet nga një robot.

Klientët e farmacisë sjellin recetën, roboti e njeh atë se çfarë shkruhet përmes një sistemi, shkon te rafti ku ndodhet medikamenti, e merr dhe e çon për paketim.

Kjo mënyrë e re shërbimi u pëlqen qytetarëve pasi shmanget prekja e ilaçeve, sidomos në këtë kohë pandemie të Covid-19.

Sistemi ka ndihmuar edhe shitësit në farmaci të cilët thonë se roboti u kursen shumë kohë. Ai mund të transportojë rreth 15 mijë ilaçe ndërsa përshtatet me çdo vend të farmacisë. Pronari i biznesit thotë se deri tani nuk ka ndodhur që roboti të ketë gabuar duke i gjetur të gjitha medikamentet.

Kjo mënyrë e re fillimisht i ka habitur klientët, por tashmë janë mësuar dhe thonë se janë të kënaqur.

Klan News

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

teknologjia zevendeson farmacistet

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts