Teksasi goditet nga uragani Nicholas

21:20 14/09/2021

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar për përmbytje të mëdha

Stuhia Nicholas ka arritur në brigjet e Teksasit vetëm disa orë pasi u shpall uragan i kategorisë së parë.

Ndërsa përfshiu brigjet e Gjirit të SHBA ajo po kërcënon me përmbytje dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar se stuhia mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme të cilat mund të rrezikojë edhe jetën e qytetarëve.

Duke sjellë erë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, uragani Nicholas arriti në pjesën lindore të gadishullit Matagorda, njoftuan autoritetet.

Uragani Nicholas vjen pas uraganit Ida i cili shkatoi shumë viktima dhe shkatërroi komunitetet në Luiziana pranë Nju Orlins.

Presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli gjendjen e  emergjencĂ«s nĂ« Luiziana dhe dha urdhĂ«r qĂ« autoriteteve lokale t’u ofrohet ndihmĂ« nga qeveria qendrore, njoftoi ShtĂ«pia e BardhĂ«.

Nicholas mund tĂ« lĂ«rĂ« shumĂ« qytetarĂ« pa energji elektrike duke penguar nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«  pĂ«rpjekjet pĂ«r  restaurim pasi uragani Ida dĂ«mtoi tĂ« gjitha linjat e energjisĂ« elektrike nĂ« Luiziana.

Më herët guvernatori i Teksasit Greg Abbott ka paralajmëruar qytetarët e tij se kjo stuhi do të zgjasë disa ditë dhe do të sjellë reshje të dendura shiu.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *