Telashe për Ançelotin, titullari i Realit rrezikon finalen ndaj Dortmundit pas dëmtimit

telashe per ancelotin titullari i realit rrezikon finalen ndaj dortmundit pas demtimit






























Festa e Real Madrid për arritjen në finalen e  Ligës së Kampioneve, është prishur pak nga lajmi që ka ardhur nga infermieria e “los blancos”. Një prej titullarëve fiks të skuadrës së Karlo Ançelotit, Aurelien Tçuameni, është dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u largua nga fusha e lojës në minutën e 70.

tcuameni

Klubi sot bëri të ditur se futbollisti kishte pësuar nëj dëmtim në këmbën e majtë., duke saktësuar se situata do të shihej si do të evoluonte hap pas hapi. Kjo do të thotë se lojtari do të mungojë për disa kohë nga fushat e lojës dhe është në dyshim edhe për finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Borusia Dortmund.

Sipas mediave spanjolle, Tçuameni mund të rikuperohet për atë sfidë, por nuk do të jetë në gjendjen më të mirë fizike e sportive. Reali parashikohet ta lërë francezin pushim deri për duelin ndaj skuadrës gjermane dhe tre javë larg fushave të lojës, do ta bëjnë thuajse të pamundur që ai të jetë në formën më optimale për duelin ku luftohet për trofeun më prestigjioz për klube.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts