Telashe për Johnson, mund të hetohet për mashtrim të Parlamentit

23:46 19/04/2022

Partia opozitare kërkon hetimin e Johnson për thyerje të rregullave të Covid-19

Një hetim nga autoritetet britanike për thyerjen e rregullave të Covid-19 gjatë kohës kur e gjithë Britania e Madhe ishte në izolim pritet të shkaktojë momente aspak të lehta për Kryeministrin Boris Johnson.

Deputetët do të vendosin të enjten nëse duhet të ketë një hetim mbi Johnson lidhur me faktin nëse ai ka gënjyer deputetët për festat e organizuara.

Nëse rezulton se Johnson ka mashtruar me vetëdije autoritetet për festat private që ka organizuar në Downing Street, kjo do ta vështirësonte qëndrimin e tij në krye të qeverisë britanike.

Duke folur për ITV, lideri laburist Sir Keir Starmer tha: “Ai jo vetëm që ka thyer rregullat, por ai ka gënjyer publikun dhe gënjyer Parlamentin”.

Starmer pritet të dorëzojë një mocion nëse Johnson duhet të hetohet. Mocioni do të kërkojë që Kryeministri të hetohet nga Komiteti i Privilegjeve, një panel prej shtatë deputetësh, i cili ka një shumicë konservatore, por kryesohet nga laburisti Chris Bryant.

Që mocioni të miratohet nga deputetët duhet të ketë një rebelim edhe nga radhët e partisë konservatore të Johnsonit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *