Milani luan këtë javë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampioneve ndaj Ccelsit ku mund të jetë në lojë kreu i grupit dhe kualifikimi. Por për trajnerin Pioli nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë të ndërtojë formacionin, pasi mungesat për dëmtime sa vijnë e shtohen në këto momente.
Në pjesën e parë të sfidës së Serisë A ndaj Empolit, njëri pas tjetrit lanë fushën për shkak të problemeve fizike Salemakers dhe Kalabria. I pari ishte belgu i cili shfaqi probleme muskulore dhe kërkoi menjëherë ndërrim, duke u larguar vetë nga fusha e lojës.
Më pas e kishte radhën mbrojtësi i cili u desh të shoqërohej jashtë me barelë në minutën e 39-të të sfidës, duke detyruar Piolin që të bënte zëvendësimin e dytë. Probleme jo të vogla për teknikun i cili në këto momente ka të dëmtuar edhe Hernandez, Menja, Origi dhe Florenci, pa llogaritur këtu Ibrahimovicc për të cilin duhet kohë para se të kthehet.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al