Aleksis Sançez kërkon të jetë titullar dhe po e tregon ndeshje pas ndeshje me golat e tij se e meriton të jetë i tillë. Sulmuesi kilian shënoi sot një gol spektakolar duke mbyllur sfidën ndaj Romës në Kupë dhe bëri të qartë se dëshironte të luante nga minuta e parë me vazhdimësi.
“Kemi luajtur mirë. Jemi të qetë si skuadër, mbajmë kokën lart dhe mbetemi gjithmonë të parët. Të gjithë e dinë që Roma është e fortë, u pa edhe në fushën e lojës.
Unë dua të luaj gjithmonë, sa më shumë luaj, aq më mirë ndjehem. Për një lojtar, sa më shumë të luajë, aq më mirë është. Është e vështirë të bësh diferencën në 5 minuta apo 10 minuta”, tha Sançez pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al