Teleferiku rrëzohet ditën e fundit të punës

21:10 31/10/2021

Ngjarja në Çeki, një person humb jetën. Të tjerë të tronditur shtrohen në spital

Kabina e teleferikut e rrëzuar në afërsi të qytetit çek Liberec ishte në ditën e fundit të funksionimit përpara riparimit të planifikuar. Nga rrëzimi në tridhjetë metra lartësi humbi jetën një udhërrëfyes i guidave turistike. 

Fatmirësisht askush tjetër nuk ishte në kabinën e rrëzuar bashkë me viktimën.Katërmbëdhjetë persona evakuuan menjëherë nga kabina e dytë e cila po ngjitej lart pas asaj që u rrëzua. 

Kabina e dytë u ndal në një lartësi prej pesëmbëdhjetë metrash. Pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime, por janë nën kujdesin e psikologëve.

Një punonjës i cili ka parë aksidentin, u dërgua menjëherë në spital nga ekipet e shpëtimit për shkak të problemeve mendore. 

Zjarrfikëset ndihmuan në evakuimit të pasagjerëve nëpër kabinat e mbetura, ndërsa operacioni i shpëtimit ka përfunduar pas rreth dy orësh.

Ky aksident është duke u hetuar nga Inspektorati Hekurudhor, por edhe nga policia çeke. 

Teleferiku funksionon që nga viti 1933 dhe është rinovuar në vitet 1970 i vetmi teleferik në pronësi të hekurudhave çeke. 

Pista e tij është 1188 metra e gjatë. Stacioni i poshtëm është në një lartësi prej 600 metrash, ai i sipërm nën majën e malit është 400 metra më i lartë. Vitin e kaluar, 211,000 njerëz u ngjitën në të. Dy vite më parë u rikonstruktuan pajisjet elektrike dhe u krye ndërrimi i disqeve dhe pajisjeve të sigurisë.

Teleferiku shpesh ka dalë jashtë funksionit për shkak të defekteve teknike. Ndonjëherë ky teleferik nuk ka funksionuar për shkak të erërave të forta.

Aksidenti të njëjta tragjike me teleferik kanë ndodhur në vitin 1992 në Sllovaki ku vdiqën katër persona dhe në Itali në muajin Maj të këtij viti, kur kabina e teleferikut në malin Mottarone në Itali u shemb dhe katërmbëdhjetë persona gjeten vdekjen.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *