Telefonata Biden-Xi, media amerikane zbulon prapaskenat: Presidenti amerikan do të hakmerret nëse Pekini mbështet drejtpërdrejt Rusinë në luftë, do të kërkohet që…

telefonata biden xi media amerikane zbulon prapaskenat presidenti amerikan do te hakmerret nese pekini mbeshtet drejtperdrejt rusine ne lufte do te kerkohet qe
telefonata biden xi media amerikane zbulon prapaskenat presidenti amerikan do te hakmerret nese pekini mbeshtet drejtperdrejt rusine ne lufte do te kerkohet qe

Mediat amerikane shkruajnë se Joe Biden, pritet të paralajmërojë Xi Jinping se SHBA është gati për hakmarrje nëse Pekini mbështet në mënyrë aktive Rusinë në Ukrainë. Kështu shkruan Financial Times, në kuadër të telefonatës së dy liderëve që të zhvillohet sot.

Antony Blinken, ka thënë se Biden do të bëjë të qartë se Kina do të marrë përgjegjësinë për çdo veprim të ndërmarrë për të mbështetur agresionin rus. Jen

Psaki, zyrtare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve se thirrja është një mundësi që Biden të kuptojë pozicionin e Presidentit Xi.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj telefonate, Biden do i kërkojë Xi Jinping që të përdorë ndikimin e tij për të bindur Putinin t’i japë fund luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts