Telefonata Blinken-Lavrov nuk ul tensionet në Ukrainë

20:23 01/02/2022

Boris Johnson takon homologun e tij në Kiev

Antoni Blinken dhe Sergei Lavrov zhvilluan këtë të Martë, të parën bisedë telefonike pas 21 Janarit, kur krerët e diplomacive të dy superfuqive u takuan në Gjenevë. Biseda telefonike zgjati rreth 30 minuta dhe burime pranë Shtëpisë së Bardhë e përshkruan tonin e bisedimeve si profesional dhe mjaft të sinqertë.

Në deklaratën e publikuar nga faqja e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Blinken shprehu gatishmërinë e SHBA dhe aleatëve ndërkombëtar për të dialoguar mbi shqetësimet e ndërsjellta të sigurisë së bashku me Moskën.  Më tej ai u shpreh se SHBA do të vijojnë të jenë të angazhuara në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës duke i kërkuar Kremlinit tërheqjen e menjëhershme të trupave ushtarake në kufij. 

Sipas mediave ndërkombëtare, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk la të kuptohet së diçka e tillë do të ndodhë duke thënë se ata janë thjesht trupa ushtarak që po stërviten brenda territorit rus.

Mes tensioneve në rritje se fundmi ka qenë kryeministri britanik, Boris Johnson, ai që ka mbërritur në Ukrainë pasi  e ka cilësuar situatën si tepër kritike.

Ai është takuar me Presidentin e vendit, Vladimir Zelensky ku ka shprehur mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kievit në rast të një agresioni rus.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com