Telefonata misterioze nga ndërtesa e shembur në Majami konfuzojnë familjen

20:57 28/06/2021

Më shumë se një duzinë telefonatash të ardhura nga linja telefonike e një çifti që banonte në ndërtesën e shembur në Florida kanë habitur të afërmit e tyre.

Arnie dhe Myriam Notkin, 87 dhe 81 vjeç, janë zhdukur që prej së enjtes pas shembjes së ndërtesës që vrau 10 njerëz dhe la 151 të zhdukur.

Nipi i tyre, Jake Samuelson tha se mamaja e tij mori 16 telefonata nga telefoni fiks që ndodhej pranë shtratit të tyre. E para që morën ishte në orën 09:50 të enjten, më shumë se 20 orë pas shembjes së një seksioni të ndërtesës dhe nuk dëgjohej asnjë zë.

Thirrjet ndaluan të premten dhe linja dilte e zënë të shtunën kur e provoi stacioni i policisë. Familja punësoi një detektiv privat për hetimin, ndërsa dhe autoritetet po bëjnë të njëjtën gjë.

Po përpiqemi të arsyetojmë se ç’po ndodh këtu”, tha Samuelson për një stacion televiziv. Familja shprehet  se po shpresojnë për një mrekulli për çiftin e moshuar. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *