Televizioni shtetëror serb ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë, shpjegimi është i çuditshëm

Televizioni shtetëror serb (RTS) e kishte ndërprerë transmetimin e Lojërave Olimpike në Tokio kur garuesja nga Kosova filloi luftën për medaljen e artë – shkruan klix.ba.

Nora Gjakova hyri në histori duke fituar medaljen e dytë të artë për Kosovën në ‘Tokio 2020’ dhe të tretën në histori të vendit, pasi në ‘Rio 2016’ një të artë e kishte fituar edhe Majlinda Kelmendi.

Xhudistja e Kosovës në finale në kategorinë deri në 57 kilogramë festoi përballë holandezes Sanne Verhagen.

Mirëpo, duelin e saj nuk kanë mundur ta përcjellin shikuesit përmes ekraneve të RTS, sepse televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur xhudistet dolën ne fushëbetejë.

Krahas Norës, në Tokio medalje të artë fitoi edhe Distria Krasniqi, derisa shumëkush e ka kritikuar vendimin e RTS për ndërprerjen e transmetimit.

Ndërkaq, siç transmeton index.hr, Olivera Kovacevic, redaktore në RTS, e ka shpjeguar në këtë mënyrë ndërprerjen e transmetimit: “Shumicës së gazetarëve të shtëpisë sonë në Tokio iu është caktuar karantinë dyjavore, prandaj deri te ndërprerja ka ardhur për shkak se nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha ngjarjet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *