Temperatura rekord, disa vatra zjarri në pjesën Perëndimore të SHBA

22:02 11/07/2021

Dy zjarrfikës humbin jetën, evakuohen banorët nga zonat e rrezikut

Disa zona në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga zjarri për shkak të temperaturave rekord të larta. Autoritetet njoftojnë se dy zjarrfikës në Arizona kanë humbur jetën, pasi avioni QE po hidhte ujë për të fikur zjarrin u rrëzua.

Po ashtu, autoritetet iu kanë kërkuar qytetarëve që të largohen nga zonat të cilat rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit shprehen se dhe uji që hedhin për të shuar zjarrin nuk po e vë nën kontroll, pasi ujë që bie nga avionët avullon para se të arrijë në tokë.

Ditën e shtunë temperatura në Las Vegas ka shënuar 47.2 gradë Celsius. Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA thotë se temperaturat në disa zona të Nevadës dhe Kalifornisë po i kalojnë rekordet e arritura ndër vite.

Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, të premten, temperatura ka arritur në 54.4 gradë Celsius gjë e cila rrit mundësinë e krijimit të vatrave të reja të zjarrit. Autoritetet kanë ngritur në disa zona të caktuara hapësira publike me ajër të kondicionuar për të ndihmuar banorët.

Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA ka paralajmëruar se temperaturat do të vijojnë të rriten dhe në disa rajone në Kanada.

Situata në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen pas valës së të nxehtit që përfshiu përfshirë Amerikën e Veriut një javë më parë duke shkaktuar qindra viktima.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *