Temperatura rekord në Antarktidë, termometri shënon mbi 18,3 gradë celcius

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) konfirmoi se temperatura rekord prej 18,3 gradësh Celsius është matur në Antarktidë, në shkurt të vitit 2020.
WMO gjithmonë kontrollon nëse pajisjet matëse po regjistrojnë temperatura të sakta, përpara se të konfirmojë këtë rekord. Rekordi i mëparshëm ishte 17,5 gradë Celsius në 2015.

“Antarktida është midis rajoneve me ngrohjen më të shpejtë në planet, gati tri gradë Celsius në 50 vitet e fundit. Ky rekord i ri i temperaturës është në përputhje me ndryshimin e klimës që po përjetojmë”, deklaroi shefi i WMO Petteri Taalas.

Akullnajat dhe akullnajat polare të Antarktidës formohen si rezultat i reshjeve të dëborës dhe derdhen në oqean.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *