Temperaturat deri në 50 gradë, Dubai krijon ‘shiun artificial’ për të mposhtur të nxehtin

Në shumë shtete të botës po përjetohet një mot ekstrem. Disa prej tyre po përmbyten, ndërsa të tjerët po “digjen” nga temperaturat e larta. Dubai është një nga vendet që i nxehti ka thyer rekord.

E teksa kjo zonë po përballet me temperatura ekstremisht të larta, autoritetet kanë menduar të krijojnë “shiun artificial” për të ulur pak nxehtësinë, e cila ka arritur deri në 50 gradë.

Shërbimi kombëtar i motit të Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi ​​pamje video të reshjeve të mëdha. Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve që ka kushtuar miliona dollarë, të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *