Temperaturat e larta “pushtojnë” Europën

temperaturat e larta pushtojne europen
temperaturat e larta pushtojne europen

20:06 12/07/2022

Temperaturat e larta kanë “pushtuar” një pjesë të Europës. Thatësirat dhe zjarret në pyje kanë goditur Portugalinë dhe Spanjën dhe vapa përvëluese është përhapur në Francë dhe Britani të Madhe.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të arrijnë kulmin të enjten në Francë dhe në Spanjë. Të gjendur para temperaturave të pazakonta dhe mjaft të larta, autoritetet franceze kanë anuluar shfaqjet tradicionale të fishekzjarreve në ditën kombëtare të Francës për të zvogëluar rrezikun e zjarreve. Ndërkohë, nxehtësia që ka përfshirë Spanjën është e pazakontë dhe ka prekur pothuajse të gjithë vendin.

Vala e të nxehtit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të arrijë kulmin pasi temperaturat rriten drejt 35 gradë Celsius në disa pjesë të MB.

Përsa i përket vendit tonë, sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të pushtohet nga i nxehti afrikan nga fundjava. Muaji Korrik pritet të mbyllet me temperatura përvëluese./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts