“Tempulli 2″/ Arrestohen 6 persona, sekuestrohen drogë, armë zjarri dhe granata. Policia zbulon detaje nga operacioni në Dibër

tempulli 2e280b3 arrestohen 6 persona sekuestrohen droge arme zjarri dhe granata policia zbulon detaje nga operacioni ne diber
tempulli 2e280b3 arrestohen 6 persona sekuestrohen droge arme zjarri dhe granata policia zbulon detaje nga operacioni ne diber

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2” në qarkun Dibër, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë arrestuar e proceduar 9 shtetas, nga të cilët 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar:

711 gramë kokainë, 237 gramë kanabis e ndarë në doza, 2 armë zjarri, 116 copë fishek, 1 krëhër automatiku, 2 shkopinj bejzbolli, 1 radio marrëse-dhënëse, 4 granata, 5 kapsolla detonatore, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, 8 celularë, 1 kompjuter dhe 6 automjete.

Megaoperacioni vijon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts