Tempulli i të gjitha feve, stilet arkitekturore nga besime të ndryshme të ndërthurura në mënyrë magjepsëse

08:20 14/11/2021

“Tempulli i të gjitha feve” është një nga tempujt më të pazakontë në botë i ndërtuar, siç pretendon krijuesi i saj, me urdhër të Jezusit. “Temple of All Religions” përfshin stile arkitekturore të religjioneve të shumta, duke bashkuar pjesët e një sinagoge hebreje, një kishe ortodokse dhe katolike, një xhamie, një faltore kineze, një tempull budist, si dhe simbole të feve të lashta.

Tempullli ndodhet në Staroye Arakchino, një lagje pranë lumit Vollga në qytetin rus të Kazanit. Në pjesën e jashtme të tempullit, që është ende në ndërtim e sipër, mbizotërojnë ngjyra të ndezura, mozaikë të shumtë, kupola rrotulluese dhe një kube ortodokse. Mbi çdo kube gjendet një simbol ari, duke filluar nga yjet e Davidit deri te gjysmëhënat e fesë islame.

Brenda tempullit, vizitorët enden nëpër holle që shfaqin tema të ndryshme fetare, si sallat katolike dhe egjiptiane, “Salla e Jezu Krishtit”, një teatër dhe një galeri arti. Muret e tempullit janë zbukuruar me portrete të shenjtorëve të krishterë dhe atyre hindu. Pavarësisht nga pamja, tempulli nuk ishte menduar kurrë si një vend adhurimi, por si një vepër artistike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.