Tenda emigrantësh ukrainas ngrihen në kufirin me Sllovakinë, rrëfimet: Ne nuk urrejmë popullin rus, por luftën!

tenda emigrantesh ukrainas ngrihen ne kufirin me sllovakine rrefimet ne nuk urrejme popullin rus por luften
tenda emigrantesh ukrainas ngrihen ne kufirin me sllovakine rrefimet ne nuk urrejme popullin rus por luften

Tenda të shumta janë ngritur përgjatë kufirit të Sllovakisë, ku janë në pritje të emigrantëve që vijnë nga Ukraina. Në një prononcim për mediat e huaja, ata kanë treguar se nuk dëshirojnë luftën e nuk kanë urrejtje ndaj popullit rus, por ndaj luftës.

“Kharkovi nuk dëshiron luftë. Ne nuk e urrejmë popullin rus. Ne e urrejmë luftën”, tha Nasta, e cila kishte ikur nga bombardimi i Kharkiv-it me tre fëmijët e saj, tetë, gjashtë dhe dy vjeç.
Nasta ishte e shqetësuar për motrën dhe prindërit e saj, e mbetur e bllokuar nga bombardimet. Sidomos për të atin, që vuan nga diabeti.

Një tjetër qytetare është shprehur:

“Unë isha duke studiuar, duke qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës duke bërë një detyrë, kur papritmas pati shpërthime bombash,” tha Love, një studente nigeriane në Universitetin Kombëtar të Hapësirës Ajrore të Kharkiv.

“Unë nuk dua të shkoj në shtëpi në Nigeri,” tha Love. Fatmirësisht ajo po udhëtonte me motrat e saj dhe prindërit i kishin dërguar disa para.

“Le të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts