Tenderi i “Unazës së Tiranës”/ Salianji: Fitoi oferta më e lartë, me 17.4 milionë euro më shumë! Po ndodhin përditë skandale korruptive të denoncuara nga media dhe opozita








Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij të mbajtur në seancën parlamentare të ditës së sotme, u ndal tek aferat korruptive të qeverisë dhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin në Kuvend te ligjit për të huajt.

ervin slianji

Salianji u shpreh se situata e rëndë ekonomike, mungesa e të ardhurave, mungesa e shansave të barabarta dhe rritja e pasigurisë për jetën ka bërë që shumë shqiptarë të humabsin besimin për përmirësimin e cilësisë së jetës në Shqipëri dhe të largohen jashtë vendit.

Me ligjin për të huajt, sipas Salianjit kryeministri Rama po tenton që t’i zëvendësojë shqiptarët me njerëz të cilët janë thjkesht makineri dhe nuk mund të reagojnë mbi skandalet korruptive.

“Situata e rëndë ekonomike në të cilin ndodhen qytetarët shqiptarë, tregon se për shkak të papunësisë, të mungesës së të ardhurave, mungesës së shanseve të barabarta dhe pasigurisë këto vitet e fundit, qytetarët kanë humbur besimin se cilësia e jetës së tyre do të mund të përmirësohet këtu dhe ndaj ikin.

Mbushja me këta njerëz të cilët janë makineri dhe nuk kanë as gojë të flasin, as llogari t’i kërkojnë do të tentohet që të heshtet mbi dhjetra afera korruptive që përditë po e shkretojnë Shqipërinë.

Urdhëroni sot, vetëm te Unaza 17.4 milionë euro fiton oferta më e shtrenjtë. Përpara dy ditësh OSHEE 10 milionë euro më shtrenjtë se sa çmimi i tregut. Përditë skandale korruptive të denoncuara sa nga opozita, sa nga media dhe sa nga qytetarëty të cilët kanë cilësi mizerabël në shërbime, qoftë ato shëndetësore, qoftë ajo në arsim, qoftë në kushtet e papërballueshme të vendeve të punës

Për sa kohë që ky ligj është bërë për t’i shërbyer një numri të vogël personash rrotull qeverisë ne do të votojmë pro dekretit të presidentit dhe kundër këtij ligji klientelist”, tha Salianji.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *