Teniku zikaltër në telashe, rrezikon 20 ditë skualifikim pas pretendimit se ka ofenduar një…



Trajneri i Atalantës, XhanPiero Gasperini, mund të pezullohet me 20 ditë nga aktivitetet sportive, pasi një prokuror anti-doping pretendon se tekniku e ka ofenduar gjatë një kontrolli në qendrën stërvitore të ekipit.

Gasperini.Atalanta.2020.211.750x450

Prokurori Pierfilipo Laviani, pretendon se Gasperini e ka ofenduar gjatë një kontrolli anti-doping të befasishëm në qendrën stërvitore të Atalantës, duke çuar çështjen në duart e Gjykatës kombëtare italiane. Episodi dyshohet se ka ndodhur më datën 7 shkurt, teksa lajmi ka bërë bujë në të gjithë Italinë.

Vendimi nga gjykata do të merret mbas datës 10 maj pasi hetimet janë hapur dhe tani tekniku italian rrezikon të humbasë finale e kupës së Italisë kundër Juventusit e cila do të luhet në datën 19 maj.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *