Tension dhe 4 kartonë të kuq, ndodh gjithçka në ndeshjen e kampionatit shqiptar









Oriku nuk e kishte menduar se do të kishte kaq vështirësi ndaj Adës së Velipojës, por u desh minuta e 90-të që të shënonte golin e fitores dhe për më tepër me 9 lojtarë, pasi Gjinaj dhe Çaushaj u ndëshkuan me të kuq.

Oriku

Ka qenë një ndeshje e tensionuar dhe me kontestime të shpeshta ndaj vendimeve të gjyqtarit Doda.

Hero u bë në fund kapiteni Lorenco Metaj, duke u dhënë bregdetarëve një prej trepikëshave më të vështirë këtë kampionat.

Edhe pse Oriku pati disa shanse të mira për të shënuar në pjesën e parë me Çapojin dhe Kongjonin, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-0. Edhe në 45 minutat e dyta, dominimi është absolut nga vendësit, por goli nuk vjen.

Gjakrat do të ndizeshin në minutën e 71-të, kur Gjinaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas këtij momenti, kapiteni Çaushaj do të protestonte tek arbitri Doda dhe ky i fundit i nxori direkt të kuqin.

Tensioni shtohet dhe trajneri Besmir Shabani largohet gjithashtu nga pankina, pasi arbitri i jep të kuq për shkak të kontestimeve.

Në minutën e 85-të, edhe Ada skuqet, pasi ndëshkohet Keshtejaku. Oriku gjeti forca në limit pas një aksioni me protagonist Tahiragën.

Ky i fundit shërbeu për Metajn, i cili goditi me të majtën dhe topi pasi preku shtyllën, përfundoi në rrjetë.

SK

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.