
19:40 24/10/2022
Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të kufijve detarë
Rriten tensionet mes dy Koreve, ushtarët shkëmbejnë të shtëna paralajmëruese në kufi.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e kufijve të tyre detarë. Zyrtarët në Seul kanë bërë të ditur se shkak për të shtënat është bërë kalimi i një anije tregtare e Pehenianit në ujërat e saj çka ka sjellë reagimin e ushtrisë.
“Koreja e Veriut po vazhdon provokimet dhe pretendimet e pamatura që minojnë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean dhe në komunitetin ndërkombëtar”, bën me dije ushtria e Koresë së Jugut, e cila kërkon nga Veriu që të ndalë menjëherë këto veprime.
Por Koreja e Veriut ka një tjetër version të ngjarjes. Ajo pretendon se një anije ushtarake e Jugut shkeli kufirin dhe si kundërpërgjigje ka gjuajtur 10 predha nga një sistem raketash.
Megjithëse nuk ka patur një bilanc të rëndë, shumë analistë janë të shqetësuar për ngjarjet e fundit. Testimi i paprecedentë i raketave nga Koreja e Veriut kohët e fundit ka shkaktuar shqetësim tek komuniteti ndërkombëtar. Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara dhe aleati i saj, Koreja e Jugut, kanë rritur shtuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake që ishin zvogëluar vitet e fundit.
Klan News