Tensione e ulërima jashtë Gjykatës së Durrësit! Disa gra përplasen me efektivët e policisë, njëra mban foshnjën në krahë dhe… Çfarë ndodhi

tensione e ulerima jashte gjykates se durresit disa gra perplasen me efektivet e policise njera mban foshnjen ne krahe dhe cfare ndodhi
tensione e ulerima jashte gjykates se durresit disa gra perplasen me efektivet e policise njera mban foshnjen ne krahe dhe cfare ndodhi



































Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Durrësit seanca për 15 të arrestuarit gjatë dy operacioneve policore “Summer” dhe “Tempulli”, që u zhvilluan ditën e djeshme.

[embedded content]

Por jashtë dyerve të gjykatës para nisjes së seancës ka pasur tensione mes efektivëve të policisë dhe grave të të arrestuarve që ishin mbledhur në institucionin e drejtësisë.

Ato kanë nisur të ulërasin dhe bërtasin duke u afruar drejt automjeteve që shoqëronin të arrestuarit, ndërsa njëra prej tyre mbante foshnjën në krahë. Gjithashtu një foshnjë qëndron në tokë dhe për pak e shkelin me këmbë.

Por, gratë janë ndaluar nga policia që i kanë nxjerrë jashtë rrethimit të Gjykatës.

Gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular.

Në kuadër të operacionit “Summer” u ndaluan: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj, Xhuliano Xhaferi dhe Mehmet Meta.

Shpallen në kërkim: Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts