Tensione gjatë protestave për të drejtat e grave

15:56 07/09/2021

Talebanët qëllojnë me armë në ajër për të shpërndarë turmat

Represioni ndaj grave dhe heqja e të drejtave të tyre i ka futur talebanët në telashe. Protestave për të drejtat e grave u janë bashkuar qindra qytetarët të Kabulit, pas vrasjes së një gardianeje të Dielën nga talebanët. Ato janë shndërruar në të dhunshme, aq sa militantëve iu desh të qëllonin me armë në ajër për të shpërndarë turmat.

Protestuesit hodhën edhe parulla kundër Pakistanit, pasi besohet se shërbimet sekrete të vendit fqinjë me Afganistanin, janë mbështetësit kryesorë me armë dhe fonde të talebanëve. Aktivistet për të drejtat e grave kanë qenë mjaft aktive me protestat e tyre, qëkurse talebanët pushtuan gjithë Afganistanin në mesin e muajit gusht.

Talebanët kanë shtypur me dhunë shumë protesta, ndërsa paralajmërojnë reduktimin e të drejtave që ato kanë pasur gjatë 20 viteve të pranisë amerikane në Afganistan, me vendosjen e Sheriatit, kushtetutës islamike.

Sakaq, liderët talebanë njoftuan se tashmë kanë kontrollin e rajonit të fundit rebel të Panxhshirit, duke shpallur fundin e betejës me militantët lokalë. Megjithatë, përfaqësuesit e rezistencës anti-talebane hedhin poshtë pretendimet se Panxhshiri ka rënë nën sundimin e tyre.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.