Tensione në Komisionin e Medias/ Deputetët e opozitës zhurmuese në sallë, Bardhi godet mikrofonin, debat me Açkën

tensione ne komisionin e medias deputetet e opozites zhurmuese ne salle bardhi godet mikrofonin debat me acken
tensione ne komisionin e medias deputetet e opozites zhurmuese ne salle bardhi godet mikrofonin debat me acken

Tensione në Komisionin e Medias. Deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e komisionit, ndërsa deputetët e opozitës kanë marrë në sallë zhurmuese që i bëjnë gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë, Gazment Bardhi debaton me kryetaren e këtij komisioni, Flutura Açka.

“Më vjen keq që kjo që po bëni është e shëmtuar.”, tha ai. Për më tepër shihni videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

[embedded content]

Gazetari Ergys Gjençaj në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, raportoi për tensionet nga Komisioni i Medias, ku bëri me dije se në total janë 5 komisione që po zhvillohen online.

“Patëm dhe replika mes deputetëve demokratë dhe deputetetes së PD-së, Flutura Açka. Ishte një situatë e tensionuar kjo, ndërkohë që kemi pasur komisione të tjera që po zhvillohen online, janë 5 prej tyre. Edhe Komisioni i Jashtëm u parashikua që të zhvillohej me prezencë fizike, por u vendos që të behej online”, raportoi live gazetari Gjençaj.

Siç duket opozita po vijon me të njëjtin skenar si ai i vitit të kaluar, atë të bllokimit të punës në komisione. Kujtojmë se edhe dje ishte po i njëjti skenar, ndërsa maxhoranca vendosi që të zhvillojë mbledhjet e komisioneve online.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts