Tensione në Kuvend, Kryetarja e Parlamentit i jep fjalën zv/kryeministrit, deputeti i opozitës i afrohet foltores. Ndërhyn Garda





Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar që të vazhdojë seanca parlamentare pa praninë e kryeministrit Rama.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dha fjalën në Parlament zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në momentin kur kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën Arben Ahmetaj pranë foltores është afruar deputeti i PD dhe nenkryetari i Kuvendit Enkelejd Alibeaj. Më pas ka mbërritur edhe Garda e Republikës.

Ahmetaj ka deklaruar se nëse kryetarja e Kuvendit i jep fjalën Alibajt, ai do te respektojë vendimin.

Më pas fjalën e mori Enkelejd Alibeaj, por pas perfundimit të minutazhit, atij iu mbyll mikrofoni. Nderkohe qe nuk po e lironte foltoren, Lindita Nikolla kerkoi 10 minuta pushim.

“Ju kërkuam kohën e duhur për tu përgatitur, ju dhamë edhe mundësinë për ta bërë ditën e premte, ju këmbëngulët. Kryeministri duhet të jetë prezent jo para parlamentit, por para qytetarëve. Dëgjuam broçkulla. Është çështje e mënyrës si ju do të drejtoni këtë parlament. Ne kemi dëshirën për të vendosur rregulla, garantë e të cilës jeni ju”, u shpreh ndër të tjera Alibeaj.

e361049b-8840-433f-bec6-4d21b44664e3 parlament-tensione-ahmetaj-opozita-foltore (2) parlament-tensione-ahmetaj-opozita-foltore (3) parlament-tensione-ahmetaj-opozita-foltore (4) parlament-tensione-ahmetaj-opozita-foltore (5) parlament-tensione-ahmetaj-opozita-foltore (6) parlament-tensione-ahmetaj-opozita-foltore (7) parlament-tensione-ahmetaj-opozita-foltore (1)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *