Tensione në rrugët e Athinës

08:43 26/06/2022

Protestuesit sulmojnë zyrat e Pasok dhe Ministrinë e Kulturës

Tensione kanë shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, persona të paidentifikuar kanë sulmuar pjesën e jashtme të zyrave të PASOK-ut, por edhe të Ministrisë së Kulturës.

Një grup prej rreth 50 personash i kanë vendosur zjarrin koshave të mbetjeve në rrugë, ndërsa në flakë është përfshirë edhe një automjet.

Policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe kimikateve të tjera për shpërndarjen e turmës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.