Tensione te City/ Sterling kërcënon me largim, Guardiola: Justifiko veten, derën e ke të hapur!








Kërcënim me largim dhe kundërpërgjigje e menjëhershme nga trajneri. Mançester Siti nuk është duke kaluar ditët e tij më të qeta për shkak të pakënaqësisë së një prej yjeve të skuadrës, Rahim Sterlingut me Pep Guardiolën. Duke folur për “FT Business of Sport US”, sulmuesi anglez pranoi hapur se nuk është i kënaqur me minutat që po aktivizohet në “Etihad” dhe do të merrte parasysh largimin drejt një kampionati tjetër.

sterling guardiola

“Nëse do të dalë një shans diku tjetër për më shumë minuta në fushë, atëherë unë do të isha i hapur për ta pranuar në këtë moment. Siç e kam thënë, futbolli është gjëja më e rëndësishme për mua, për sfidat dhe ëndrrat që i kam vendosur vetes që prej një moshe shumë të re dhe njëra nga këto është të luaj jashtë Anglisë.

Si një futbollist anglez, gjithçka që njoh është Premier Liga dhe kam pasur gjithnjë dëshirën që një ditë të luaj jashtë dhe të shikoja se si do ta përballoja këtë sfidë. Unë nuk jam një person që ankohem. Nuk e kam bërë dramë më të madhe sesa është faktikisht. Vazhdoj të punoj dhe bëj atë që duhet të bëj, por nëse dua të jem i lumtur duhet të vazhdoj të luaj futboll. Duhet të shënoj gola dhe shijoj veten”, tha Sterling.

PËRGJIGJET PEP – Dhe pak orë më vonë vjen edhe kundërpërgjigjja e trajnerit të Mançester Sitit, në konferencën për shtyp përpara sfidës së sotme të kampionëve të Anglisë, kundër Bërnlejt. I pyetur për deklaratën e sulmuesit të tij 26-vjeçar se po konsideron largimin nga Siti, katalanasi tha: “Nuk e dija për këtë, mendoj se nuk e ka ditur as klubi. Rahim është një futbollisti ynë dhe shpresoj që do të jetë edhe në të ardhmen një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai kërkon të luajë më shumë, ashtu si Rijad Mahrez. Kur ai nuk aktivizohet edhe ai ankohet.

Kur Zhoao Kanselo nuk luan, ai ankohet. Disa lojtarë ankohen dhe duan të luajnë gjatë gjithë kohës. Por unë nuk mund t’i garantoj një lojtari sa minuta do të luajë. Ata duhet të flasin gjithnjë në bar, në fushë. Ai është momenti më i mirë. Jo vetëm Sterling, por të gjithë ata. Unë nuk jam një trajner që aktivizon vetëm 11 lojtarë, por i aktivizoj të gjithë. Ajo që unë dua nga Sterling dhe të gjithë është që të jenë të lumtur që janë në këtë klub. Nëse nuk është kështu, atëherë janë të lirë të marrin vendimin që është më i mirë për ta dhe familjet e tyre. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *