Tensionet Kosovë-Serbi, Komisioneri Varhelyi: Siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë, veprimet e njëanshme s’janë zgjidhje!

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, reagon lidhur me tensionet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e Kosovës, gjë që është shoqëruar me protesta nga serbët.

Përmes një postimi në “Twitter’, komisioneri Varhelyi iu bën thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të zvogëlojnë tensionet, duke iu kërkuar prerë që të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë.

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje dhe të zvogëlojnë tensionet, t’i kthehen dialogut dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, shkruan komisioneri Varheyli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *