Tensionet me BE-në, Erdogan: Turqia do të vijojë kërkimet për naftë në Mesdheun Lindor

Turqia do të vazhdojë të eksplorojë për naftë dhe gaz në Mesdheun Lindor, kështu u shpreh presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaratë e cila mund të rindezë tensionet me Bashkimin Evropian dhe Greqinë.

Prej kohësh Turqia është në mosmarrëveshje me shtetet anëtare të BE-së, Greqinë dhe Qipron, rreth burimeve të energjisë dhe juridiksionit në rajon.

Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar, kur fregatat e marinës turke dhe greke u panë pranë anijeve, të cilat vijojnë kërkimet për hidrokarbure. Duke folur në provincën veriperëndimore të Sakarya, Erdogan tha se Turqia kishte marrë “sinjale të ekzistencës së gazit natyror” në Mesdheun Lindor dhe u zotua të vazhdojë të mbrojë të drejtat e Turqisë në rajon.

“Pavarësisht nga të drejtat tona, ne do t’i marrim ato në një mënyrë apo në një tjetër. Dhe ne do të kryejmë operacionet tona të kërkimit të naftës në Mesdheun Lindor, Qipro dhe të gjitha ato ujëra”, nënvizoi presidenti turk, pa dhënë afate kohore.

Komentet e Erdogan erdhën një javë pasi BE premtoi 3.5 miliardë euro për Turqinë, që të vazhdojë të presë refugjatë sirianë deri në 2024. Ankaraja e hodhi poshtë një plan të tillë duke e cilësuar si të pamjaftueshëm dhe i bëri thirrje bllokut të ndërmarrë hapa konkretë për të rritur bashkëpunimin.

Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare të raporteve, Athina dhe Ankaraja kanë rinisur bisedimet për të ulur tensionet mes tyre. Të dyja palët kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh që nga janari, por kanë nënvizuar se nuk duhet të priten rezultate të menjëhershme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *