Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, Biden: Xi Jinping do t’i përmbahet marrëveshjes

09:29 06/10/2021

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se ka rënë dakord me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, që të respektohet marrëveshja e Tajvanit.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Kina do t’i përmbahet marrëveshjes së Tajvanit dhe do të ulen tensionet mes dy vendeve.

Unë kam folur me Xi për Tajvanin. Ne jemi dakord… ne do t’i përmbahemi marrëveshjes së Tajvanit. Ne e bëmë të qartë se nuk mendoj se ai duhet të bëjë asgjë tjetër përveçse t’i përmbahet marrëveshjes”, tha Biden.

Sidoqoftë, kjo marrëveshje gjithashtu i lejon Uashingtonit të mbajë një marrëdhënie jozyrtare me Tajvanin.

Njoftimi i Biden vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të tensionuara. Kina ka dërguar avionë ushtarakë në zonën e mbrojtur ajrore të Tajvanit për katër ditë rresht, të cilat disa analistë thonë se mund të shihen si një paralajmërim për presidentin e Tajvanit.

Por Tajvani konsiderohet si një shtet sovran, që ka kushtetutën e vet, ushtrinë dhe udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike. Pekini megjithatë, e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin me ishullin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *