Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, komisioneri Varhelyi: Kthehuni në dialog

11:22 22/09/2021

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar për situatën e tensionuar që po vijon në kufi mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në mediat sociale, komisionieri bën thirrje për qetësi dhe fton palët që të ulen në dialog për të zgjidhur këtë problem mes tyre.

Serbi, Kosovë është shumë e rëndësishme të përmbaheni dhe ulni tensionet, kthehuni në dialog dhe të siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqe”, është ky reagimi i Varhelyit.

Tensionet në kufi kanë ardhur pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga Kosova. Lidhur me këtë ka reaguar Aleksandër Vuçiç, i cili ka kërcënuar me përshkallëzim. Ndërsa liderët e Shqipërisë duke i dhënë të drejtë Kosovës për masën e marrë kanë kërkuar qetësi dhe zgjidhe të situatës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *