“Tensionet në botë po rrezikojnë paqen dhe sigurinë”/ Berluskoni: Le të ndërtojmë Europën që kemi ëndërruar gjithmonë

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni ka bërë një rrëfim të rrallë duke folur mbi çështjet “më të nxehta”  në botë.

Në një intervistë për gazetën Avvenire është shprehur se Europa e ka detyrë të dyfishtë çështjen e migrimit duke theksuar se  nuk duhet të lërë të gjithë barrën mbi Italinë, si një nga vendet më të ekspozuara. Sipas tij Europa duhet të jetë një promotor i stabilitetit.

“Europa e ka për detyrë të dyfishtë nga njëra anë, atë të kujdesit për mikpritjen në solidaritet, pa lënë barrën vetëm mbi vendet, të tilla si Italia, më të ekspozuara ndaj valët migratore, nga ana tjetër, ajo e të qenit promotor i stabilitetit dhe zhvillimit në vendet në jug të Mesdheut, në mënyrë që të thahet vetë nevoja për të emigruar në rrënjët e saj “- u shpreh ai.

Ai u shpreh se duhet të ndërtojmë një Europë mbi bazën e parimeve demokratike, një Europë që kemi ëndërruar prej brezash

“Na takon neve, si të krishterë dhe liberalë  për të vepruar në bazë të këtyre parimeve ne duhet të ndërtojmë Evropën që kemi ëndërruar prej brezash: jo vetëm një kontinent pa konflikte, jo vetëm një hapësirë ​​e madhe e tregut të lirë por një bashkësi e burrave dhe grave të lira mbi shenjtërinë e personit. Këto janë vlerat themelore të Partisë Popullore Evropiane , të cilat ne jemi krenarë t’i përfaqësojmë në Itali. Kjo është gjithashtu e ardhmja e vetme e mundshme për Evropën, është e vetmja mënyrë për të luajtur një rol drejtues në një botë e përshkuar nga pasiguri të mëdha dhe tensione që rrezikojnë paqen, lirinë, zhvillimin për të gjithë “- shprehet ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *