Tensionet në kufi/ Deklarata e fortë e ish-kryeministrit të Serbisë: Vuçiç vetë nënshkroi marrëveshjen me Kosovën për targat

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviç, ka thënë se zëvendësimi i targave “KS” nga autoritetet e Kosovës ishte “pjesë e marrëveshjes” që (Aleksandër) Vuçiç nënshkroi me autoritetet e Kosovës, pesë vjet më parë.

Kështu, siç ka vlerësuar ai, shkruajnë mediat serbe, gjithçka që po ndodh tani është “pasojë e politikës së Vuçiçit”.

Zhivkoviç, i cili është edhe ish-kryetar i Partisë së Re, i tha Danas se “çdo surprizë e autoriteteve në Beograd” në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe konfiskimin e targave të “KS” në kalimet me Serbinë, “mund të nënkuptojë vetëm se pas pesë vjetësh, Vuçiç e kuptoi se kishte bërë një gabim kur nënshkroi dokumentin” dhe se ishte “vetëm faji i tij”.

Ai vlerësoi se sesioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u thirr urgjentisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me situatën në veri të Kosovës, “është vetëm një farsë tjetër dhe një tregues se Vuçiç e kuptoi se ai bëri një gabim duke nënshkruar një marrëveshje pesë vjet më parë, dispozitat e së cilës tani po hyjnë në fuqi”.

Reagimi i tij vjen pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga e hëna të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Dokumenti është nënshkruar po të hënën, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Më tej, në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Si rezultat i kësaj, në orët e mëngjesit të së hënës janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *