Tensionet në mbledhjen e Kryesisë/ Koduzi: Mos bëj viktimën, ty s’të tremb njeri. Dashnor Sula: Të na hiqnin pantallonat? Në orën 12 u erdhi ultimatumi që…

tensionet ne mbledhjen e kryesise koduzi mos bej viktimen ty ste tremb njeri dashnor sula te na hiqnin pantallonat ne oren 12 u erdhi ultimatumi qe
tensionet ne mbledhjen e kryesise koduzi mos bej viktimen ty ste tremb njeri dashnor sula te na hiqnin pantallonat ne oren 12 u erdhi ultimatumi qe

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD të mbajtur mbrëmjen e djeshme, kanë ngritur tonet edhe mes të ftuarve në emisionin “Open” në News24.

Anëtari i Kryesisë Gazment Koduzi deklaron se brenda sallës gjithçka ka qenë e qetë dhe se diskutimet kanë vijuar normalisht.

Gjë që nuk është pranuar nga deputeti Dashnor Sula, i cili u shpreh se përveç gjuhës së përdorur jashtë sallës, tonet jashtë kanë qenë aq të larta sa kanë ndikuar edhe brenda sallës.

Ai u shpreh se grupet jashtë morën “ultimatumin” në orën 12 të vepronim, nën frikën se “na e morën”.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Sefa: Në mbledhje kryesie ka pasur gjithmonë debat. Dje vetëm 2 anëtarë nuk kanë folur, të gjithë kanë folur nga 2-3 herë. Në fund po t’i analizosh të dy propozimet janë aq afër sa nuk do e besoni. Në mbledhje nuk ka hyrë njeri

Sula: Dy herë është hapur dera. Mos gënje.

Koduzi: Do të bësh viktimën tani, ty s’të tremb njeri ishte Visha që tha si jeni. Ne brenda sallës ishim të qetë.

Sula: Problemi është që nuk i falet zotërinjve që anë inskenuar grupimet e i sollën aty. Këtë po them unë.

Koduzi: Kush na ngacmoi ne?

Sula: Jo po të vinin të na hiqnin pantallonat

Koduzi: Nuk të ngacmoi njeri brenda

Sula: Më ngacmoi jashtë

Koduzi: Mos bëj viktimën kot.

Sula: Mos u bëj qesharak. Jashtë tonet ishin shumë të larta. Në fillim ishte shumë e qetë situata. nga ora 12 i erdhi ultimatumi edhe u thanë na e morën, si tek filmi “Çifti i lumtur” ma morën djalin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts