TENSIONET NË PD/ Lubonja: Shkelmimi i dyerve, minimumi. Nga të dyja palët përdoret dhunë. Zheji: Berisha do të drejtojë një grup të ri në Parlament









Tensionet e fundit në selinë blu, ku mbështetësit e Sali Berishës hynë me forcë në ambientet e brendshme të godinës, ishin objekt diskutimesh mes analistëve Fatos Lubonja dhe Artur Zheji.

zheji lubonja

Duke folur në “Pikat mbi I” në “News 24” Lubonja tha se shkelmimi i derës ishte minimumi që mund të bëhej në këtë rast, ndërsa kritikoi të dyja palët se mund të kishin gjetur një zgjidhje. Ndërkaq, Artur Zheji thotë se e vërteta qëndron mes palëve dhe është i mendimit që së shpejti Berisha do të drejtojë një grup të ri parlamentar në Kuvend.

Zheji: Kur thatë se ku po shkon PD, mu kujtua batuta e njohur; ku po shkon kjo botë?! Kam përshtypje se dramatikja po shkon drejt qesharakes, dhe qesharakja drej dramatikes. Ish-presidenti Topi thoshte sot; ju nuk kemi parë gjë akoma. Palët nuk duan që ta kuptojnë se tashmë kemi dy palë, dy entitete. Zoti Basha dhe Berisha iu drejtuan Gjykatës për të formalizuan të drejtën e tyre, mbi selinë, logon, dhe janë në kërkim të një arbitri. Kemi pasur një dorëheqje të bujshme të gjykatësit Agron Zhukrit. Ai dha dorëheqjen, kemi dhe refuzim nga zv/krytari i Gjykatës. është një provë force në bazë, gjuha është e ashpër për t’u dëgjuar. PD po shkon në një përplasje më radikale dhe nxitimi që do të ketë arbitri është i domosdoshëm.

Lubonja: 
Besoj se kemi kohë që po e diskutojmë dhe po e themi se ku po shkon PD. Kemi folur për përçarje, që po thellohet. Po shkon drejt konflikteve dhe fizike. Është dobësim i mëtejshëm i partisë. Nëse do një mendim tjetër se ku po shkon, po shkon drejt një partie apo dy partish autoritare. Kjo historia e selisë që tregoni ju, flet shumë. Jo vetëm dhuna, por dhe drunjtë kur futen, janë të dyja dhunë. Këtu në shkollë të mesme, e kanë si traditë që nxënësit e ‘pushtojnë’ shkollën, pasi është simbolikë se ajo është e tyre. Ata bëjnë kuvendet e tyre, dhe konsiderohet si pjesë e mësimit të demokracisë. Një seli e një partie që edhe Basha vetë pretendon se një pjesë e mirë e atyre që kanë shkuar me Berishën, janë me PD, t’ju mbyllet selia është problem. Duhet t’ju ishin gjetur të tjera forma. Shkelmimi i derës është minimumi që mund të bëhet. Po jetojmë në një regjim, që mund të rrëzohet me protesta. Nëse Basha konsiderohet si pjesë e regjimit, ky është diskutimi. Duhet të ketë edhe veprime të tilla. E pash që u theksua shumë nga ana e Bashës që ai që vuri shkelmin ishte trafikant. Problemi më i madh që kemi me krimin, është se ky është me policinë , me shtetin. Që të mbijetojë krimi në atë vend, të pastrojë paratë, i duhet qeveria, policia. Kjo tregon se ku po shkon PD. në vend që të përqendrohen në problemet e mëdha që ka vendi, merrem me njëri tjetrin. Zgjidhjen na e kanë dhënë grekërit e lashtë. Ata e kanë krijuar demokracinë. E dini ju se cila ishte forma më e thjesht e shfaqjes së demokracisë. E shfaqnin duke u mbledhur te ajoi Agora. Skllevërit nuk votonin dhe gratë. Por ata që votoni ndaheshin në pjesë. Shkonin të gjithë se e kishin me detyrim. Ngrinin duart dhe tregonin nëse ishin pro apo kundër dhe mbaronte historia. Këtë gjë duhet të kishin bërë këta zotërinj, të mblidheshin dhe të merreshin vesh. Të mblidheshin në një stadium dhe të ndaheshin në dy tribuna. Me njerëz që duan të punojnë me prapaskena dhe gojët e forta që i kemi trashëguar, do të vijmë te konflikti. Kur shkon te ‘kush është më i fort’ del një problem tjetër. Më i forti në këtë kuptim është Basha. Ai mund t’i mbajë ato zyra, me mbështetjen e Ramës, me gjykatat. Por partinë e ka ai tjetri.

Zheji: S’jam dakord me këtë analizë. Basha nuk është pjesë e regjimit. Kjo është akuza kryesore që Berisha i bën Bashës. Tani gjithmonë e më tepër Basha iu thotë Berishës; Ti po punon për Ramën, pasi po sposton qendrën e konfliktit nga PD drejt Ramës, te PD në mes të saj. Këtu është një ndarje kampesh. Mendoj se e vërteta nuk është as me njërin, as me tjetrin, por në mes të tyre. Të dyja palët i largohen faktit që jnë palë dhe s’duan ta njohin njëri-tjetrin. Ajo që thotë Lubonja është romantike. Basha e shtyhu kongresin në 18 dhjetor. Nuk e ndalonte dot këtë akt Berisha që këta kongresmenët e 11 të ishin prape te Basha. Basha e ngriti topin për këtë, duke shpallur një kongres, duke njohur krizën në PD. E vërteta është në mes, nuk është me asnjë nga palët. Supozojmë se më eksperiencë ka Berisha dhe më i ri është Basha. Ngaqë është fyer me libër shpie për 3 muaj te foltorja, lart apo poshtë brezit, mund të kishte reaguar më fort. Në 11 Basha nuk shkoi te Berisha. Por ky i fundit mund të shkonte te Basha. të dyja palët nuk duan të tregojnë forcën e tyre të vërtetë, pasi kanë përzierje numrash. Kanë dëshirë për të maskuar fuqitë e veta reale. Janë duke punuar për t’u rritur në mënyrë të fuqishme. Secila nga palët thotë; Unë jam PD. Partia është e ndarë dhe e çarë. Ka një lloj pritshmërie më të lartë, një lloj oshilacioni. Unë them që situata mbetet aty dhe unë i qëndroj besnik qëndrimeve të mija, të dyja palët janë në mosnjohje. Mendoj se shumë shpejt do të kemi një grup parlamentar të drejtuar nga doktori në parlament, është një grup parlamentar që do të jetë legjitim. do ketë edhe shtesa, do ketë emigracione brenda Kuvendit. Po studiohet mënyra që shumë shpejt në momentin kur të shpallen zgjedhjet e parakohshme lokale do të pagëzohen të dyja palët. nëse të dyja palët do të luftojnë për të ardhur në pushtet, për të mundur Ramën, do të duhet të bëjnë koalicion me njëri-tjetrin. Do shohim pjesën se duhet të jenë bashkë. Nëse krijojmë befas një vakum kohe, do shohësh gjëra të çuditshme. Njerëzit mashtrohen nga rrjedhja e kohës, dhe e quajnë atë evolucion, pajtim apo reflektim. Por, për qëllime studimi mund ta bësh këtë. Në rang politik, siç ka thënë Curçill; unë e di, që Gjermania naziste do të mundet. Sepse asnjë shtet që ka sulmuar Rusinë, se ka fituar luftën në kohë afatgjate. Në këtë sens them se ata do të duhet të jenë të detyruar që të bashkëjetojnë politikisht që të sfidojnë zotin Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *