Tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, kryediplomatja britanike pritet të vizitojë Moskën në muajin shkurt

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, pritet që të qëndrojë në Moskë për bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS, duke u thirrur në burime brenda Ministrisë së Jashtme, raportoi se kjo vizitë pritet të ndodhë në muajin shkurt.

TASS më 22 janar citoi një burim nga ministria të ketë thënë se “ministrja e Jashtme britanike ka kërkuar mundësinë që të udhëtojë për në Moskë” dhe se kjo kërkesë i është miratuar.

Londra ende nuk ka reaguar lidhur me këto raportime.

Nëse ndodh kjo vizitë, atëherë do të ishte vizita e parë në Moskë e një Sekretari të Jashtëm të Britanisë që nga dhjetori i vitit 2017.

Paralajmërimi për këtë vizitë në Moskë vjen në kohën e rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimin për shkak të grumbullimit ushtarak rus përgjatë kufirit me Ukrainën si dhe kërkesave të Kremlinit që NATO të kufizojë aktivitetin në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Në një fjalim më 21 janar në Australi, Truss paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin, që “të heqë dorë dhe të tërhiqet nga Ukraina përpara se të bëjë një gabim të madh strategjik”.

Ajo tha se një pushim i mundshëm i Ukrainës “do të çonte vetëm në një situatë të tmerrshme dhe humbje jetësh”.

Vizita e propozuara po ashtu vjen gjithashtu teksa Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia kanë raporte të tensionuara për shkak të helmimit fatal në Londër të ish-oficerit rus të sigurisë, Aleksandr Litvinenko dhe tentim-vrasjes më 2018 në Sallsbëri të ish-zyrtarit rus të inteligjencës, Sergei Skripal duke përdorur një agjent nervor të zhvilluar në kohën sovjetike.

Qeveria britanike ka fajësuar Moskën se ka kryer të dy sulmet. Rusia ka hedhur poshtë këto akuza./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.