Tensionet në Ukrainë, Biden-Putin bisedë një orëshe

08:45 31/12/2021

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë diskutuar në një telefonatë një orëshe të kërkuar nga Kremlini zyrtar mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Gjatë kësaj bisede të dytë gjatë muajit Dhjetor, Rusia ka paralajmëruar Amerikën se vendosja e sanksioneve të reja mund të çojë në një prishje të plotë të marrëdhënieve. Gjatë diskutimit të zhvilluar, presidenti rus tha se sanksione të tilla do të ishin një “gabim kolosal”.

Nga ana tjetër presidenti Biden është shprehur se SHBA dhe aleatët e saj do t’i përgjigjen me vendosmëri çdo pushtimi të Ukrainës.

Ky diskutim mes dy liderëve është përpjekja e fundit për të zbutur tensionet mbi kufirin lindor të Ukrainës me Rusinë, ku zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 100,000 trupa ruse ndodhen në kufi dhe janë gati për të nisur pushtimin.

Kjo prani trupash në kufi ka shkaktuar shqetësim në Perëndim, ndërsa Amerika po kërcënon Putinin me sanksione “që ai nuk i ka parë ndonjëherë” nëse Ukraina vihet nën sulm.

Por vete Rusia mohon se po planifikon të pushtojë vendin dhe thotë se trupat janë atje për stërvitje. Duke pretenduar se kanë të drejtë të lëvizin lirisht trupat e tyre në territorin rus.

Edhe pse të dy palët shkëmbyen paralajmërime gjatë bisedës, këshilltari rus për politikën e jashtme Yuri Ushakov u tha gazetarëve menjëherë pas kësaj se zoti Putin ishte “i kënaqur” me bisedën. Ai shtoi se kishte krijuar një “sfond të mirë” për bisedimet e ardhshme.

Një zyrtar i lartë amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se toni kishte qenë “serioz dhe thelbësor”. Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen për bisedime personalisht në Gjenevë muajin e ardhshëm dhe Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden i kërkoi homologut të tij rus të ndiqte një zgjidhje diplomatike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *