Tensionet ne Veri/ Kërcënon Lista Srpska: Nëse njësitë e Kurtit tentojnë të heqin barrikadat me dhunë, do të marrin përgjigjen e popullit serb

tensionet ne veri kercenon lista srpska nese njesite e kurtit tentojne te heqin barrikadat me dhune do te marrin pergjigjen e popullit serb
goran rakic n1 260822 600x360 1

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një intervistë të dhënë më herët ka thënë se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për largimin e barrikadave serbe dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën

Ndërkohë lidhur me këto deklarata ka pasur një reagim nga Lista Srpska, duke e konsideruar pjesëmarrjen e Sveçlës në Bërnjak një provokim.

“Ai e di shumë mirë se nuk ka ardhur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe as s’ka çfarë të kërkojë në rajonet tona. Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heqë barrikadat me dhunë janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës. Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet në deklaratën e Listës Srpska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts