Tensionet në veri, reagon Kosova: Nëse KFOR nuk largon barrikadat, kemi kapacitete t’i largojmë vetë

tensionet ne veri reagon kosova nese kfor nuk largon barrikadat kemi kapacitete ti largojme vete
kfor 5

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla po mban një konferencë për shty, ku mes të tjerash foli në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit dhe barrikadat e vendosura nga serbët.

Ai tha se pritjes për t’i tërhequr barrikadat nga KFOR-i po u vjen fundi.

“Presim që sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata mbetet e njëjtë e madje është rënduar. Nëse kjo nuk ndodh, kemi kapacitete për ta bërë vetë”, tha ministri.

Sveçla u shpreh se shkak i tensioneve në veri ka qenë propaganda serbe.

“Një e pavërtetë që po përdoret është se Policia e Kosovës ka lista për të arrestuar persona të caktuar. Ne nuk kemi lista. Lista ka pasur Serbia e cila e ka vrarë edhe Oliver Ivanoviçin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts