Tensionet në veri të Irakut, ekzekutohen 6 ushtarë turq në përleshje me kurdët

Gjashtë ushtarë turq u vranë në përleshjet me luftëtarët kurdë të PKK-së në Irakun verior, sipas njoftimit të Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Ushtarët u sulmuan “nga organizata terroriste separatiste”, tha ministria, duke e përmendur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e përshkruan si një organizatë terroriste.

Që nga prilli i vitit 2022, Turqia po zhvillon një operacion ndërkufitar, me qëllim eliminimin e pranisë të PKK-së në këto zona malore dhe të paarritshme. Kujtojmë se dje, sulmet me dronë turq vranë dy anëtarë të PKK-së në atë zonë, sipas zyrtarëve në rajonin autonom të Kurdistanit, pas një incidenti të ngjashëm të dielën.

PKK ka luftuar kundër autoriteteve turke që nga viti 1984 dhe këto konflikte kanë shkaktuar mijëra të vdekur. Nga ana tjetër, Ankaraja ka dhjetëra baza ushtarake në pjesën veriore të Irakut për të kryer operacione të rregullta kundër militantëve kurdë në mënyrë që të eliminojë praninë e tyre në kufijtë e saj.

Sipas ministrisë turke, 586 “terroristë” janë “neutralizuar” që nga fillimi i vitit në operacionin “Forked Sword” në Irakun verior.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts