Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Ndaloni veprimtarinë përçarëse të Ramës në rajon

tensionet ne veri te kosoves berisha thirrje nderkombetareve ndaloni veprimtarine percarese te rames ne rajon
tensionet ne veri te kosoves berisha thirrje nderkombetareve ndaloni veprimtarine percarese te rames ne rajon

Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeriun që ka sjellë përçarjen në rajon. Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar me gazetarët Berisha I bëri thirrje BE, SHBA, si edhe NATO-s që të ndalojnë veprimtarinë përçarëse të kryeministrit Rama në rajon.

Pjesë nga fjala e Berishës:

PD i bën thirrje komuniteti ndërkombëtar BE, SHBA, NATO-s të ndalojë veprimtarinë përçarëse të Edi Ramës në rajon. Ky autokrat ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë. Rama për 4 vite me radhë u bë promotor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit duke tundur flamurin e Ballkanit të Hapur , të Vuçiç dhe ju kundërvu haptas procesit të Berlinit. Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon dhe midis shqiptarëve dhe për të shpëtuar lëkurën e tij kërkon të flasë në emër të Bashkimit Europian. PD deklaron se pas qëndrimeve të autokratit qëndron hetimi i hapur për aferën e korruptimi MC Gonigal dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës shqiptare. PD dënon veprimtarinë përçarëse dhe konflikt-ndjellëse të Edi Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts