Tensionet në veri të Kosovës, Borell: Palët të ç’tensionojnë situatën në kufi

20:39 26/09/2021

“Çdo përshkallëzim, i papranueshëm për BE”

Një reagim i drejtpërdrejtë ka ardhur ditën e sotme nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borell.

Ai i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të largojnë menjëherë policinë speciale dhe barrikadat në veri të vendit.

Borell thotë se po e ndjek nga afër situatën dhe sipas tij, është i papranueshëm çdo provokim i mëtejshëm ose veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara.

Ai thotë se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë menjëherë një zgjidhje për të zbutur situatën pasi të dyja palët do të jenë përgjegjëse për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale.

Borell ka përsëritur se dialogu i lehtësuar nga BE-ja vazhdon të jetë platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *