Tensionet në Veri të Kosovës, ja si paraqitet situata 11 ditë nga vendosja e barrikadave

tensionet ne veri te kosoves ja si paraqitet situata 11 dite nga vendosja e barrikadave
unnamed 22 780x439 1

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë prej 11 ditësh. Rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Gjithashtu vërehet edhe prezenca e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Policia e Kosovës po vazhdon patrullimin në veri të Kosovës, për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndërkohë PK-ja më herët ka njoftuar se që nga vendosja e nëntë barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts