Tensionet në veri të Kosovës/ Von der Leyen thirrje palëve: Situata nuk duhet të përshkallëzohet, uluni në tryezën e negociatave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj të martën në Shkup, ka reaguar mbi gjendjen në Kosovë duke kërkuar nga palët shtensionimin e situatën në veri.

“Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. BE ka një histori të gjatë dhe është ndërtuar mbi dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Kur filluam 70 vjet më parë dhe pas një pjese të tmerrshme të historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore, duhej shumë dialog dhe bashkëpunim që plagët të shëroheshin për të ndërtuar miqësinë dhe bazuar në besimin erdhi pajtimi. Nevojitet një tryezë negociatash ku të flasim për probleme”, tha Ursula von der Leyen pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ajo mirëpriti një deklaratë të kryeministrit maqedonas, i cili tha se dialogu mund të jetë i dobishëm për të ardhmen e njerëzve.

“Unë mbetem një mbështetës i fuqishëm i dialogut. Udhëheqësit duhet të ulen në tryezë dhe diskutojnë për zgjidhjen e problemeve. Unë jam i bindur se ne duhet t’i përdorim të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, bashkëpunim dypalësh. E përsëris, Procesi i Berlinit është gjëja më e mirë në Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që Presidentja e Komisionit do të ketë fokus të agjendës së saj Ballkanin Perëndimor. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka në shtëpi. Ne jemi miq me të gjithë fqinjët dhe kështu do të vazhdojmë”, ka deklaruar Zaev.

Presidentja e Komisionit Evropian, edhe në Shkup përsëriti mbështetjen e saj për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në pyetjen nëse Komisioni Evropian do të nisë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Bullgaria vazhdon të bllokojë Maqedoninë e Veriut, shefja e BE-së tha se dëshiron që të dyja vendet, njëkohësisht, të fillojnë negociatat dhe procesin e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *