Tensionet në veri/ Vjosa Osmani takim me kreun e FSK-së, Presidenca: U diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe…

tensionet ne veri vjosa osmani takim me kreun e fsk se presidenca u diskutua per situaten e sigurise ne vend dhe
tensionet ne veri vjosa osmani takim me kreun e fsk se presidenca u diskutua per situaten e sigurise ne vend dhe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua mbi situatën e sigurisë në vend.

“Në takim me gjenerallejtënant Jasharin, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë ditës presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts