Tensionet për centralin bërthamor në Ukrainë, udhëheqësit perëndimorë bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje

tensionet per centralin berthamor ne ukraine udheheqesit perendimore bejne thirrje per vetepermbajtje
tensionet per centralin berthamor ne ukraine udheheqesit perendimore bejne thirrje per vetepermbajtje

Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje të dielën për vetëpërmbajtje rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainës që është nën kontrollin e Moskës dhe premtuan se do të vazhdojnë të mbështesin Kievin.

Në një bisedë telefonike, katër udhëheqësit bënë gjithashtu thirrje që inspektorët e pavarur të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të vizitojnë sa më parë objektin bërthamor, tha zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Tensionet rreth centralit të energjisë bërthamore të kontrolluar nga Rusia, kanë shkaktuar alarm për mundësinë e një katastrofe më të rëndë se Çernobili. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulme përreth dhe ndaj centralit.

Të premten, presidenca franceze tha se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord që inspektorët e IAEA-së të inspektojnë objektin.

Gjatë bisedës të së dielës, kancelari Scholz, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson “ranë gjithashtu dakord që mbështetja për Ukrainën në mbrojtjen kundër agresionit rus do të jetë e qëndrueshme”.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhya u pushtua nga Rusia në mars, menjëherë pasi pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Centrali, më i madhi në Evropë është vënë vazhdimisht nën sulm në javët e fundit, duke shkaktuar frikë për një katastrofë bërthamore. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts