Tensionet Poloni-Bjellorusi, SHBA shpreh mbështetje për Varshavën

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për përgjigjen e Polonisë ndaj një inkursioni në hapësirën ajrore polake në fillim të këtij muaji nga dy helikopterë bjellorusë, raportojnë mediat e huaja.

“Sekretari amerikan Lloyd Austin në një bisedë telefonike me ministrin polak të Mbrojtjes Mariusz Błaszczak, theksoi mbështetjen e SHBA-së për përgjigjen e Polonisë ndaj inkursionit të 1 gushtit në hapësirën ajrore polake nga avionët bjelloruse”, thuhet në deklaratë.

Të dy krerët diskutuan gjithashtu praninë e re të Grupit rus Wagner në Bjellorusi dhe u zotuan të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts