
Britania e Madhe ka akuzuar presidentin Putin për komplot për të instaluar një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.
Ministria e Jashtme ndërmori hapin e pazakontë duke emëruar ish-deputetin ukrainas Yevhen Murayev si një kandidat të mundshëm të Kremlinit.
Rusia ka zhvendosur 100,000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por mohon se po planifikon një pushtim.
Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kanë paralajmëruar se qeveria ruse do të përballet me pasoja të rënda nëse do të ketë një inkursion.
Në një deklaratë, Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha: “Informacioni i publikuar sot hedh dritë mbi shtrirjen e aktivitetit rus të krijuar për të përmbysur Ukrainën dhe është një pasqyrë e të menduarit të Kremlinit.
“Rusia duhet të de-përshkallëzojë, t’i japë fund fushatave të saj të agresionit dhe dezinformimit dhe të ndjekë rrugën e diplomacisë.
Ndërkoh nga ana tjetër, Moska i ka hedhur poshtë pretendimet e Londrës se Rusia po përpiqet të instalojë një udhëheqës pro-rus në Ukrainë si “të pakuptimta”. “Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Jashtme Britanike të ndalojë përhapjen e marrëzive”, shkroi në Twitter homologu i tij rus.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al